Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke zhvilluar vizitë zyrtare në Slloveni. Ajo në këtë udhëtim zyrtar është shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.
Osmani ka publikuar pamje nga pritja solemne që iu bë asaj, ku e ka falënderuar presidentin slloven, Borut Pahor, për mikpritjen.
“Faleminderit për mikpritjen President Pahor. Kosova është e bekuar me miq si Sllovenia”.