Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Ozkan Ulutash.
Osmani shprehu mirënjohjen e saj për përkushtimin e Ulutashit, në funksion, sipas saj, të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit.
“Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar se prania e këtij misioni është kyçe për paqe dhe stabilitet”, thuhet në njoftimin e presidencës
E para e shtetit gjatë këtij takimi bëhet e ditur se e ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in.