Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se sot në Moldavi ka mbajtur një takime dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me kërkesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.
Ajo tha se në këtë takim i ka bërë Vuçiqit një mori pyetjesh që sipas saj nuk mori përgjigje.
“Para atyre i kam kërkuar Vuçiqit që ta largojë ushtrinë e tij nga kufiri me Kosovën, që t’i largojë bandat kriminale nga Kosova”.
“Vuçiq si zakonisht ankohet dhe bërtet se është natyra e tij. Nuk kishte përgjigje kishte akuza dhe shumëçka tjetër, siç e ka zakon mentaliteti i së kaluarës, asnjëherë nuk kishte përgjigje”, ka thënë Osmani në një intervistë për RTK-në.
Ajo ka thënë se i ka kërkuar edhe zbatim të marrëveshjeve në kuadër të dialogut, si dhe i ka treguar se Kosova dhe institucionet e saj janë duke i zbatuar marrëveshjet në fjalë.