Osmani: Nënë Tereza, zëri i heshtur që u bë frymëzim

Osmani: Nënë Tereza, zëri i heshtur që u bë frymëzim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka përkujtuar Nënë Terezën duke theksuar se “rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz”, raporton Gazeta Enigma.

Osmani deklaroi se “veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit, dhe se ajo u dha zë të varfërve, të sëmurëve e të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi”.

“Nga fshati i vogël i Letnicës, ku dëgjoi thirrjen hyjnore, në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan dhe pastaj në çdo anë të botës, Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi. Rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz. Veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit, prandaj trashëgimia e saj është një thirrje për secilin prej nesh: të jemi pranë të tjerëve, të dhurojmë dashuri dhe shpresë, si dhe ta ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më paqësore”, ka shkruar Osmani. / Gazeta Enigma.

Related Articles