E para e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të takohet me kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq.
Takimi pritet të fillojë nga ora 12:30, në Kabinetin e Presidentës.
Kështu kanë njoftuar nga zyra e saj.
Ndërkaq sa i përket mediave, ato mund të marrin pamje tek pritja në hyrje të Presidencës dhe në fillim të takimit gjithashtu. /Gazeta Enigma
Osmani nesër takon kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë
