Osmani nga Lipjani: Nga puna e Ahmetit, lipjanasit kanë me çka të krenohen

Osmani nga Lipjani: Nga puna e Ahmetit, lipjanasit kanë me çka të krenohen

Presidentja Vjosa Osmani, është shprehur e bindur që nga puna e kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti, qytetarët e e kësaj komune kanë me çka të krenohen.

Në një deklarim për media bashkë me Ahmetin, Osmani tutje tha sse edhe projektet e tjera për të cilat e ka informuar i pari i Lipjanit, do të përmbyllen me sukses.

“Me Lipjanin po i vazhdojmë vizitat tona nëpër komunat e Kosovës të cilat nuk po arrijmë t’i bëjmë me intensitet që kishim planifikuar për shkak të agjendës që e kemi edhe në fushën e politikës së jashtme dhe udhëtimeve, por kam kënaqësinë që sot të pritet nga kryetari Imri Ahmeti, me të cilin njihemi për rreth 20 vjet. Nga puna e tij jam e bindur që qytetarët e Lipjanit kanë me çka të krenohen dhe se projektet e tjera për të cilat më ka informuar do të vazhdojnë dhe do të përmbyllen me sukses”, tha presidentja.

Edhe Ahmeti është shprehur i kënaqur me vizitën e Osmanit në Lipjan.

Ai tha se e ka konfirmuar për sukseset e deritanishme dhe projektet që po zhvillohen në këtë komunë.

Related Articles