Osmani nga Prekazi: Të mos devijojmë nga rruga e shtruar me sakrificën e dëshmorëve

Osmani nga Prekazi: Të mos devijojmë nga rruga e shtruar me sakrificën e dëshmorëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton Gazeta “Enigma”.

“Kujtojmë Epopenë Çlirimtare të Kosovës, e cila i dedikohet përkujtimit tonë të përbashkët, në këtë kohë lirie, secili dëshmor e martirë që ka dhënë jetën për Kosovë. Mbi të gjitha i kushtohet sakrificës guximit dhe trimërisë të treguar nga familja Jashari”.

“Ata luftuan shumë më gjatë sesa përgjatë viteve të luftës duke u shndërruar në emblemë të UCK-së, dhe duke i shndërruar kullat e Jasharëve në simbol të një kalaje të lirisë, që edhe sot e mbron Kosovën”, tha Osmani.

Ajo ka theksuar se asnjëherë nuk duhet të harrojmë dhe as të devijojmë nga rruga e shtruar me sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve.

“Edhe fëmijët tanë inspirohen për rrugën përpara për mbrojtën e lirisë mbi të gjitha na përkujtohet se sa i lartë ka qenë për të fituar lirinë tonë”.

“Asnjëherë nuk duhet të harrojmë as të devijojmë nga rruga e shtruar kjo sakrificë e dëshmorëve dhe martirëve, gjithnjë një rrugë do të shërbejë si dritë udhërrëfyese për forcimin e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Related Articles