Osmani ngushëllon familjen e akademik Krasniqit: Thellësisht e pikëlluar nga shuarja e tij

Osmani ngushëllon familjen e akademik Krasniqit: Thellësisht e pikëlluar nga shuarja e tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për e akademikut, Feriz Krasniqi, duke thënë se është thellësisht e pikëlluar nga shuarja e tij.

Osmani është shprehur se kontributi i tij për themelimin e Universitetit të Prishtinës është tejet i çmuar.

“Jam thellësisht e pikëlluar nga shuarja e akademik Feriz Krasniqit, ish-rektor e prorektor i Universitetit të Prishtinës, si dhe ligjërues universitar. Kontributi i tij për themelimin e Universitetit të Prishtinës është tejet i çmuar, sikurse edhe puna e tij e palodhshme në sferën akademike, e cila mbetet testament për brezat dhe kujtim i përhershëm për të”.

“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, Universitetit të Prishtinës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës”, është shprehur Osmani.

Related Articles