Osmani niset për në Olimpiadën “Paris 2024”

Osmani niset për në Olimpiadën “Paris 2024”

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Paris për të marrë pjesë krahas liderëve të shumtë botërorë, në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024, dhe për t’i mbështetur nëntë sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në këto Lojëra.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se  Osmani ka potencuar se për Kosovën, pjesëmarrja në Lojëra Olimpike paraqet kulmin e punës së palodhur, përkushtimit dhe vendosmërisë së sportistëve tanë.

“Është një dëshmi e qëndrueshmërisë së shtetit tonë dhe aftësisë për t’u ngritur mbi sfidat dhe për të shkëlqyer në skenën botërore”, ka theksuar Osmani.

Në kuadër të vizitës në Paris, Presidentja do të marrë pjesë në Samitin “Sporti për zhvillim të qëndrueshëm”, i cili organizohet nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Kosova në Lojërat Olimpike Paris 2024, do të përfaqësohet me 9 sportistë në disa diciplina sportive.

Osmani ka uruar garuesit e Kosovës dhe ka shfaqur bindjen se ata do ta përfaqësojnë denjësisht Republikën e Kosovës si dhe do të kthehen faqebardhë nga Parisi.

Related Articles