Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në deklaratën e saj kur është pyetur pse nuk ka bërë nderime dhe s’ka vendosur lule te pllakat përkujtimore të serbëve të vrarë, tha se nuk bën nderime aty ku njolloset UÇK-ja.
Në një intervistë, Osmani tha se çdo herë do ta mbrojë pastërtinë e luftës së UÇK-së.
“Si presidente e Republikës, e them me krenari që unë asnjë moment nuk e pranoj nga askush në këtë botë që të krijojë ekuivalencë morale dhe barazi mes asaj se çfarë ka bërë Serbia dhe regjimi i Millosheviqit kundër njerëzve të pafajshëm në Kosovë, dhe çfarë mund të ketë ndodhur në një rast individual”.
Presidentja më tej riafirmoi qëndrimin e saj të njohur për luftën çlirimtare.
“Besoj fuqishëm në luftën e drejtë që e ka bërë UÇK-ja dhe këtë do ta mbroj deri në fund”.
