Osmani: Partive parlamentare u kërkova që sot të kthehen në Kuvend dhe ta votojnë buxhetin

Osmani: Partive parlamentare u kërkova që sot të kthehen në Kuvend dhe ta votojnë buxhetin

Pas takimit me liderët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, presidentja Vjosa Osmani po mban një konferencë për media.

Ajo tha se para këtij takimi, dhe nënshkrimit të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, u kërkoi partive që edhe sot të kthehen në Parlament, për të votuar buxhetin 2026.

“Pas dështimit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës, për zgjedhjen e qeverisë, Kushtetuta kërkon që të shpërndahet Kuvendi, dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Sot kam pranuar zyrtarisht vendimin e Kuvendit, ku konfirmohet edhe zyrtarisht një gjë e tillë, dhe menjëherë kam mbledhur partitë politike për konsultime. Mirëpo para se të nënshkruaj dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, kam bërë përpjekjen e fundit që partitë parlamentare të kthehen edhe sot në Kuvend dhe të miratojnë së pari zgjatjet buxhetore”, u shpreh Osmani.

Related Articles