Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali.
Sipas presidentes, Osmani dhe Vakali folën për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.
“Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, bashkëpunimin rajonal si dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me Greqinë në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm.” – thuhet në njoftim.
