Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Osmani dhe Hovenier biseduan për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
E para e shtetit theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropian.