Osmani pas takimit me kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona

Osmani pas takimit me kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se çfarë ka diskutuar sot në takimin që e pati me kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar-Zupançiq.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Sllovenia është aleate dhe mbështetëse e palëkundur e të ardhmes sonë euroatlantike.

“Sot kisha nderin të takoj Kryetaren e Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë, kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar-Zupançiq, me të cilën diskutuam forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve tanë dhe aleancës së fortë midis dy shteteve tona”, ka thënë Osmani.

Related Articles