Osmani për Listën Serbe: Po i bëjmë analizat ligjore, do merren masa që parashihen me ligj

Osmani për Listën Serbe: Po i bëjmë analizat ligjore, do merren masa që parashihen me ligj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar sjelljen e Listës Serbe pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur rreshteri policor, Afrim Bunjaku dhe u lënduan tre të tjerë.

Osmani tha se Lista Serbe në vend që të distancohej nga këto veprime që janë kundër interesave të të gjithë qytetarëve, ata janë pjesë e sulmeve të tilla.

Ajo shtoi se po i bëjnëë analizat ligjore dhe në bazë të tyre do të merren masa që parashihen me ligj.

“Ne si institucione jemi duke bërë të gjitha analizat ligjore, do të kemi një takim të përbashkët edhe me kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe zëvendëskryeministren për t’i diskutuar të gjitha këto çështje gjatë orëve në vijim dhe natyrisht gjithçka që parashihet me ligj do të jenë masa që do të ndermirën”, ka thënë Osmani në një intervistë për televizionin publik.

Related Articles