Presidentja Vjosa Osmani ka thënë sulmi terrorist ndaj Kosovës është dirigjuar nga Serbia.
“Gjithçka që është publikuar deri tani dhe rezultatet e hetimeve tjera do të dëshmojnë se ky është një organizim i dirigjuar nga Serbia”, tha Osmani në RTK.
Tutje ajo ka thënë se Kosova po vazhdon koordinimin me aleatët.
“Është me rëndësi të vazhdojmë me këtë bashkrendim me aleatët”.
Ndryshe, Osmani ka thënë se “agresori është i qartë: Serbia dhe viktima ështe e qartë: Kosova”.
Osmani ka thënë se “gjuha e dënimit mos të jetë një gjuhë që barazon, dhe veprimi të jetë një veprim që dënon Serbinë për aktin”.