Osmani për tubimin e djeshëm: Mbrëmë u dëgjua zëri i një Republike që nuk përkulet

Osmani për tubimin e djeshëm: Mbrëmë u dëgjua zëri i një Republike që nuk përkulet

Kandidatja për presidente nga LDK dhe bartësja e listës së kësaj partie, Vjosa Osmani, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në tubimin e fushatës zgjedhore që u mbajt mbrëmë në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Osmani ka thënë se në atë tubim është dëgjuar “zëri i një Republike që nuk përkulet”.

“Mbrëmë u dëgjua zëri i një Republike që nuk përkulet. Një Republikë që beson te bashkimi, te demokracia dhe te e ardhmja. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Tubimi shënoi hapjen e fushatës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Related Articles