Osmani për vizat: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret, nuk i janë dhënë dhuratë

Osmani për vizat: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret, nuk i janë dhënë dhuratë

“Do të thoja që do të ishte mënyra më efektive për të vrarë dialogun një herë e përgjithmonë, nëse nuk dëshiron të ketë asnjëherë dialog merr masa të tilla, nuk janë masa ndëshkuese ndonjë lideri ose ndonjë politike, por ndaj një populli të Kosovës”.

Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në lidhje me paralajmërimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron për pezullim të vizave për Kosovën nëse “nuk merr përgjegjësi” në lidhje me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas presidentes, vizat janë si rezultat që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret, nuk i janë dhënë dhuratë.

“Ndëshkimi i tillë i paprecedent, padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, nuk ka askush mandat në republikën e Kosovës të shkojë në Bruksel kur populli i Kosovës ndëshkohet në atë formë. Kosova e ka merituar, nuk i është dhënë dhuratë. I ka plotësuar kriteret”, ka thënë Osmani teksa ka bërë nderime tek Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.

Related Articles