Shefi i misionit të OSBE-së, Michael Davenport ka përfunduar mandatin e tij në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Me këtë rast Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës atë.
Osmani e ka vlerësuar angazhimin e Davenport në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.
“Në takim, Presidentja Osmani ka vlerësuar angazhimin e ambasadorit Davenport në krye të OSBE-së në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, për të cilat Kosova po tregon progres të vazhdueshëm”, njofton presidenca.
Osmani e ka falënderuar ambasadorin për punën e deritanishme në Kosovë dhe në të njëjtën kohë i ka uruar sukses në angazhimet e tij të mëtejshme. / Gazeta Enigma.