Presidentja Vjosa Osmani e cila po qëndron në një vizitë zyrtare në Zvicër ka publikuar disa foto nga Darka Shtetërore e organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, shkruan Gazeta Enigma.
Krahas fotove ajo theksoi se “ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen e partneritetit në mes shteteve tona”.
“Mbrëmë, në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran, së bashku me shumë pjesëtarë të mërgatës sonë, ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen e partneritetit në mes shteteve tona”, shkroi Osmani.
Osmani poston fotografi nga Darka Shtetërore në Zvicër
