Presidentja Vjosa Osmani pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, Béla Boszik, të cilin e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve.
Marrëdhëniet e mira ndërmjet të të dy shteteve, sipas presidentes Osmani datojnë jo vetëm nga vitet e 90-ta, në kohën e presidentit Ibrahim Rugova, porse edhe nga përpjekjet e përbashkëta historike.
Në një pjesë të takimit, u diskutua edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë.
Osmani tha se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me aleatë, ndërkohë që autorët e sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të 24 shtatorit duhet të vihen para përgjegjësisë.
Në këtë kontekst, sipas presidentes Osmani, Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist dhe aktin e agresionit kundër Republikës së Kosovës.
Në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimi ndërshtetëror, posaçërisht në fushën e shkëmbimit të studentëve dhe u tha se ka potencial për fuqizim të marrëdhëniet ekonomike.
Ndërsa ambasadori Boszik, u zotua për bashkëpunim më të gjerë në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, thuhet në komunikatën e Presidencës.