Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim një grup nxënësish të International Maarif Schools of Kosova.
Ata ishin të shoqëruar nga zëvendësdrejtoresha Azemine Kukaj, drejtori i shkollës Omer Akpinar dhe zëvendësambasadorja e Turqisë.
Gjatë takimit, përmes një njoftimi nga ana e Presidencës, bëhet e ditur se Osmani përgëzoi nxënësit për suksesin e jashtëzakonshëm në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM 2024, ku ekipi prej 14 nxënësish fitoi gjithsej 19 medalje, përfshirë 3 vende të para në kategorinë prestigjioze “Best of the Best” për shkencë.