Osmani pret në takim përfaqësues të OJQ-ve, thekson domosdoshmërinë e konstituimit të Kuvendit

Osmani pret në takim përfaqësues të OJQ-ve, thekson domosdoshmërinë e konstituimit të Kuvendit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim përfaqësues të një grupi organizatash joqeveritare, të cilat veprojnë në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbikëqyrjes institucionale.

Në qendër të diskutimit ishte situata e krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe ndikimin e saj në funksionimin e institucioneve demokratike dhe në jetën e përditshme të qytetarëve.

Presidentja Osmani theksoi se vonesat në konstituimin e Kuvendit cenojnë kredibilitetin institucional dhe përbëjnë pengesë serioze për përparimin e vendit drejt integrimeve euroatlantike. Ajo theksoi se mbajtja e funksionalitetit institucional është thelbësore për demokracinë dhe stabilitetin e Kosovës.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do të ndërmarr çdo veprim që garanton funksionalitetin e institucioneve dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve tanë,” u shpreh Presidentja Osmani.

Ajo gjithashtu ritheksoi gatishmërinë për të mbajtur komunikim të vazhdueshëm me shoqërinë civile, si pjesë e përpjekjeve për të ruajtur rendin demokratik dhe për të forcuar institucionet përfaqësuese të vendit.

Related Articles