Osmani pret në takim tenorin dhe yjet e operës botërore

Osmani pret në takim tenorin dhe yjet e operës botërore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim tenorin me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, së bashku me mysafirët specialë të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj”, që këtë vit shënon edicionin e pestë.

Në delegacion ishin të pranishëm edhe emra të mëdhenj të muzikës operistike botërore, si Ramón Vargas, një nga tenorët më të njohur në botë, mezzosopranoja gjeorgjiane Anita Rachvelishvili dhe dirigjenti Besmir Vokopola.

Gjatë takimit, presidentja Osmani vlerësoi lart kontributin e Ramë Lahajt në promovimin e artit dhe kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ajo theksoi: “Rëndësia e angazhimit tuaj në sjelljen e artistëve të njohur botërorë në Prishtinë është e jashtëzakonshme, pasi kontribuoni në avancimin dhe ndërkombëtarizimin e skenës kulturore kosovare”.

Related Articles