Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim ambasadorin e Malajzisë, Dato Abdul Malik.
Në takim, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve u vlerësuan të mira, teksa u shfaq gatishmëria për thellimin e mëtejmë të tyre.
Presidentja Osmani ka theksuar se Malajzia është një vend mik dhe partner i rëndësishëm në këtë pjesë të Azisë dhe se Kosova është e interesuar për forcimin e partneritetit dhe hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit.
Presidentja Osmani ka bërë të ditur se Kosova është e interesuar për bashkëpunim me Malajzinë në sektorin e a bujqësisë, ekonomisë, tregtisë, arsimit dhe fusha të tjera të interesit reciprok.