Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar fotografi nga samiti inagurues të Komunitetit Politik Evropian.
Osmani theksoi se ky samit ishte për të shprehur përkushtimin e liderëve për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmën euroatlantike.
“Krahas liderëve nga mbarë Evropa në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian për të shprehur përkushtimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmën tonë euroatlantike”, thuhet në njoftimin e presidents.