Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Turqi në kuadër të Forumit Diplomatik, gjatë një interviste foli për pritjet që shtetit të Kosovës do t’i vijnë njohje të reja, pasi mbrëmë edhe një shtet afrikan pas Kenias.
Ajo në një intervistë për RTK-në tha se është momentum shumë i mirë që tani kemi edhe dy njohje të reja.
Ndër të tjera, ajo u pyet edhe për të ardhmen e saj në politikë pas skadimit të mandatit si presidente.
“Ajo çka duhet të diskutohet është e ardhmja e Kosovës dhe jo e individëve. Unë kam punuar gjithmonë dhe punoj edhe tash që e ardhmja e Kosovë të jetë ë ndritshme, të jetë pozitive, të jetë një e ardhme emirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Për të ardhmen time individuale nuk është se do të duhej të bëhej merak dikush. Unë do të jap kontribut pozitiv për vendin tim edhe shumë gjatë, ajo është me rëndësi”, tha ndër të tjera Osmani.