Pas përfundimit të seancës për Epopenë e UÇK-së, presidentja Osmani është pyetur nga mediat nëse do të kandidohet nga kryeministri Kurti për presidente.
“Është Epopeja e UÇK-së sot, ju lus që bashkërisht ta respektojmë”, ka thënë shkurt ajo.
Ndëkohë, zëdhënësi për media në Presidencë, Bekim Kupina, ka thënë se pritet që pasdite Osmani të mbajë një konferencë për media, ku do të flet rreth të gjitha zhvillimeve lidhur me zgjedhjen e Presidentit.
