Presidentja Vjosa Osmani është pyetur nëse do kthehet në Lidhjen Demokratike e Kosovës, pas përfundimit të mandatit si Presidente.
“Do ta shoh se cili është interesi më i madh i Republikës së Kosovës”, tha Osmani.
Ajo tha se nuk pret që të rizgjidhet prapë në rolin e Presidentes, pasi nuk e ka mbështetjen e LVV-së.
Megjithatë, tha se masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese do të shërbejë që të qartësohen disa gjëra.
