Osmani: Ramush Tahiri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë më të re të vendit

Osmani: Ramush Tahiri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë më të re të vendit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen e gazetarit, politologut, ish- zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës në ekzil në vitet e 90-ta, z.Ramush Tahiri.

Ajo ka thënë që Tahiri la gjurmë të pashlyeshme në historinë më të re të vendit me veprimtarinë e tij të pandalshme.

“Me veprimtarinë e tij të pandalshme, z.Tahiri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë më të re të vendit. Ai u nda nga ju për t`u lënë pas kujtimet për njeriun e mirë e profesionist! Ju do të jetoni me trashëgiminë e begatshme e të tij. Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Tahiri”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani drejtuar familjes së të ndjerit.

Related Articles