Osmani: Rregullorja e BQK-së s’është kundër dinarit dhe nuk e përmend atë

Osmani: Rregullorja e BQK-së s’është kundër dinarit dhe nuk e përmend atë

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës nuk është vetëm për dinarin serb.

Ajo në një konferencë të përbashkët me ministrin e Mbrojtjes gjerman, Boris Pistorius, ka theksuar se Kosova i ka mbrapa aleatët e saj çdo herë dhe se ata nuk dëshirojnë të shkelet Kushtetuta e vendit, njofton Klankosova.tv.

“Aleatët tanë i kemi në krah, asnjëherë nuk kanë qenë kundër Kushtetutës së Kosovës, asnjëherë nuk kanë qenë pro dinarit serb, asnjëherë nuk kanë qenë kundër sundimit të ligjit përkundrazi këtë Kushtetutë dhe çdo sukses që e kemi arritur e kemi arritur bashkë me aleatët tanë, ShBA-në dhe Gjermaninë”.

“Unë nuk shoh asgjë abnormale në bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe aleatëve tanë në gjetjen e rrugëve efektive që do të informoheshin qytetarët se si të zbatohet rregullorja e BQK-së, e cila nuk është rregullore kundër dinarit, nuk e përmend dinarin, por është rregullore që ka të bëjë me parandalimin e spastrimit të parave, është rregullore që ka të bëjë me parandalimin e korrupsionit e shumë e shumë masa të tjera që janë paraparë aty”, ka thënë Osmani. /

Related Articles