Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është rrugës duke shkuar për në Samitin e 10 të presidentëve të vendeve të rajonit të njohur si Samiti i “Brdo-Brijun”, raporton Gazeta Enigma.
Osmani ka publikuar edhe pamje në “Instastory”.
“Rrugës për në takimin e liderëve me rastin e 10-vjetorit të procesit të Brdo Brijunit”.
Pjesëmarrja e shefes së shtetit u njoftua edhe nëpërmjet një komunikate nga Presidenca.
Në këtë njoftim bëhet e ditur se temat e diskutimit do të jenë adresimi i pasojave të COVID-19, rimëkëmbja ekonomike dhe plani investiv i BE, zgjerimi i BE-së si prioritet gjeostrategjik, si dhe përmbyllja e projektit të Evropës së bashkuar me përfshirjen e shteteve te Ballkanit Perëndimor.