Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në zbulimin e shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova në Podujevë.
Osmani është shprehur se shtatorja e Rugovës po përjetësohet dhe po përurohet në 7 shtatorin historik.
Presidentja u shpreh se sot presidenti Rugova po i kthehet në bronz Llapit, siç u shpreh ajo, duke u bërë banor i përhershëm i Podujevës.
“Presidenti Rugova ishte simbol i shpresës, një njeri që besonte në fuqinë e fjalës. Ai i dha politikës dimensionin më të rëndësishëm të saj, dimensionin human”, u shpreh Osmani.