Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e doajenit të sportit

Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e doajenit të sportit

Presidentja Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes Fehmiu dhe gjithë komunitetit sportiv, për ndarjen nga jeta të doajenit të sportit të Kosovës, z.Arsim Fehmiu.

Në vijim gjeni të plotë ngushëllimin e Presidentes Osmani:

Me dhimbje e pranova lajmin për ndarje nga jeta të doajenit të sportit të Kosovës, z.Arsim Fehmiu.

Profesor Arsimi dha kontribut të çmuar në sferën universitare, por edhe në themelimin e institucioneve të pavarura sportive të Republikës së Kosovës.

Kontributi i tij në sportin e futbollit, basketbollit, hendbollit dhe volejbollit, do të mbetet referencë për brezat e tashëm dhe të ardhshëm.

Ngushëllime familjes Fehmiu dhe gjithë komunitetit sportiv!

Related Articles