Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Kaqusha Jasharit: Një prej figurave më të njohura politike në Kosovë

Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Kaqusha Jasharit: Një prej figurave më të njohura politike në Kosovë

Presidentja Osmani iu shpreh ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe Partisë Socialdemokrate të Kosovës për ndarjen nga jeta të znj. Kaqusha Jashari

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të znj. Kaqusha Jashari, një prej figurave më të njohura të historisë politike të Kosovës moderne. Ajo dha kontribut të pandërprerë në periudha vendimtare për vendin. Jeta dhe vepra e znj. Jashari përfaqësojnë përkushtimin ndaj vendit, si zë i fuqishëm në kohë të vështira politike, si themeluese dhe udhëheqëse e një partie politike, si deputete e zgjedhur nga populli, por edhe si krijuese në sferën e artit”, tha Osmani.

Ajo u shprehi ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe Partisë Socialdemokrate të Kosovës.

“Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”. / Gazeta Enigma.

Related Articles