Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të tre të miturve në Jabllanicë

Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të tre të miturve në Jabllanicë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin tragjik e pranuan me zemër të rënduar e dhembje të thellë tha Osmani.

”Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar”, tha ajo.

Tutje Osmani ka shtuar se “nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre. Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër. Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe!”. /Gazeta Enigma/

Related Articles