Presidentja Vjosa Osmani, ka shpërfaqur bisedat për rizgjedhjen Presidente.
Ajo tha se kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar që të angazhohet në bisedime me deputetë të opozitës, në mënyrë që të rrinin në sallë, për rizgjedhjen e saj.
Osmani tha se kur u garantua nga disa deputetë të opozitës se do rrinin në sallë për t’u bërë 80 vota, Kurti më pas i kërkoi që të siguronte 85 vota, diçka që nuk ishte e nevojshme.
