Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Parisit me ftesë të homologut të saj francez, Emmanuel Macron, ku do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale
Të pranishëm në këtë samit do jenë edhe zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, kryeministrit i Indisë Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.
Në kuadër të vizitës, Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga Presidenti Macron dhe Kryeministri Modi.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, do të organizohet një pritje nga zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, ku është ftuar Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu.