Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Robert Wood, përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara.
Takimi u mbajt në selinë e Misionit të Përhershëm të SHBA-së në OKB, shkruan GazetaEnigma.
Në një postim në Facebook, Osmani e përshkroi takimin si një diskutim përmbajtësor dhe produktiv, ku u fokusua në sukseset e Kosovës dhe rëndësinë e vazhdueshme të bashkërendimit për të siguruar paqe dhe siguri në rajon./GazetaEnigma/