Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, ka takuar Drejtorin e Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, Michael Carpenter.
Teksa ka ndarë një fotografi me Carpenter, Osmani ka bërë të ditur se gjatë takimit me të, kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-ShBA, shkruan Enigma.
“Mirënjohëse për takimin e radhës me Ambasadorin Michael Carpenter, Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, ku diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-ShBA në tejkalimin me sukses të sfidave të përbashkëta”, ka shkruar Osmani në Facebook.
/Gazeta Enigma/