Osmani takohet me Costan, mirëpritet heqjen e gjysmës së masave

Osmani takohet me Costan, mirëpritet heqjen e gjysmës së masave

Në Bruksel, presidentja Vjosa Osmani u mirëprit nga presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa.

Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit po ashtu tha se vendimi i BE-së për heqjen gjysmës së masave është mirëpritur, “përderisa shpresojmë e punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi”.

“Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitet, bashkëpunim e përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian”.

“Në takim potencova se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga vetë BE, sado që ato ishin të padrejta, prandaj nuk ka asnjë arsye që të pengohet e shtyhet heqja e masave të tjera të mbetura. Në anën tjetër, shpresojmë që sa më parë, të kemi përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare që edhe Kosova, bazuar në merita, të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Osmani.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe kostum
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

Related Articles