Osmani takohet me drejtorin për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Mbështetës i palëkundur në vlerat Kosovë-ShBA

Osmani takohet me drejtorin për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Mbështetës i palëkundur në vlerat Kosovë-ShBA

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar drejtorin e lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Michael Carpenter.

Osmani tha Carpenter është një figurë kyçe pas Samitit të NATO-s dhe mbështëtes i palëkundur në vlerat që i bashkojnë Kosovën dhe ShBA-në.

“Në fund të Samitit të NATO-s pata rastin ta falënderoj drejtorin e lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Michael Carpenter. Një figurë kyçe pas suksesit të #NATO75 dhe një mbështetës dhe besimtar i palëkundur në vlerat që bashkojnë Kosovën dhe SHBA-në. Përpjekjet e tij forcojnë angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe sigurinë”, shkroi Osmani në X.

E para e shtetit, pas Washingtonit do të udhëtojë për në Britani të Madhe ku do të marrë pjesë në Konferencën e Komunitetit Politik Evropian, që pjesë e agjendës do të jetë edhe Ukraina.

Related Articles