Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë kësaj vizite ajo ka takuar ish-presidentin e ShBA-së Bill Clinton dhe ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.
Osmani i ka falënderuar ata “për gjithçka që kanë bërë për Kosovën”.
“Liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm”, tha Osmani.
Ajo në New York, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OKB-së.