Osmani takohet me homologun nga Mauritania

Osmani takohet me homologun nga Mauritania

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Riad homologun e saj nga Mauritania, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se biseduan për forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Mauritanisë.

“Një takim shumë i mirë në Riad me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani. Biseduam për forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Mauritanisë, gatishmërinë për të punuar së bashku në nivel ndërkombëtar, si dhe për angazhimin tonë të ndërsjellë në thellimin e bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar Osmani.

Related Articles