Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kancelarin gjerman Olaf Scholz, në margjinat e Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, njofton Gazeta Enigma.
Osmani tha se me Scholz diskutuan për angazhimin e përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.
“Diskutim i rëndësishëm me Kancelarin Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës”, shkroi Osmani në një postim në Facebook, duke bashkangjitur fotografi nga takimi. /Gazeta Enigma