Presidentja Vjosa Osmani është takuar në Pragë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Alexander Kasanof.
Osmani tha se me Kasanof diskutuan mbi zhvillimet e fundit dhe dialogun Kosovë-Serbi.
“Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi”, shkroi Osmani në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma