Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kongresmenin amerikan, Mike Lawler, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara.
E para e vendit njoftoi se me Lawler ka diskutuar për thellimin e përpjekjeve të përbashkëta për të promovuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.
“Sot pata një bisedë të mirë me kongresmenin Mike Lawler për thellimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për të promovuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Një partneritet i fortë SHBA-Kosovë jo vetëm që siguron stabilitet rajonal, por gjithashtu hap mundësi për prosperitet të përbashkët. Falënderime të veçanta për diasporën tonë për nxitjen e këtyre lidhjeve dhe që na ndihmon të forcojmë më tej marrëdhëniet Kosovë-SHBA”, ka shkruar Osmani në një postim në X. /Gazeta Enigma