Osmani takohet me kongresistin republikan Lawler

Osmani takohet me kongresistin republikan Lawler

Gjatë vizitës së saj në SHBA, presidentja Vjosa Osmani pati një bisedë me kongresistin republikan, Mike Lawler.

Dyshja diskutuan për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, shkruan Gazeta Enigma.

“Pas një bisedë në New York disa muaj më parë, me Kongresistin republikan Mike Lawler u takuam këtë herë në Washington, D.C., për të parë mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët. E përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe shpreha mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e tij në avancimin e synimeve tona strategjike të përbashkëta”, ka shkruar presidentja në Facebook./GazetaEnigma/

Related Articles