Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.
Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e ofruar për Kosovën nga shteti danez, për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, në veçanti për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
“Për kontributin e mbi 13 mijë ushtarëve danez për paqen dhe sigurinë në Kosovë që nga viti 1999”, tha Osmani.
E para e shtetit të Kosovës mori pjesë po ashtu edhe në Samitin e Kopenhagës për Demokraci.
Vjosa Osmani u takua edhe me mërgatën kosovare atje.