Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Osmani tha se me Starmer bisedoi për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për marrëveshjen e arritur së fundmi mes Kosovës dhe Britanisë në fushën e emigracionit.
“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar”, shkroi Osmani në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma